Rekordmeni Marquez fiton edhe garën e fundit
Spanjolli 21-vjeçar kryesoi qysh nga rrethi i 11-të me motorin e tij Honda dhe kaloi vijën e finishit për 46 minuta e 39.627 sekonda, para Valentino Rossit dhe Dani Pedrosas, raporton Koha.
Italiani Rossi vazhdoi me finishin e fuqishëm të sezonit dhe ka siguruar pozitën e dytë në kampionatin e pilotëve pasi Jorge Lorenzo u tërhoq nga gara për shkak se kishte rënë në pozitën e 18-të, transmeton Koha.net.
Marquez siguroi fitoren e tij të dytë në Japoni dhe tani ka thyer rekordin për fitore brenda një sezoni të cilin deri më tani ai e ndante me australianin Mick Doohan i cili fitoi 12 gara më 1997.
“Jam shumë i lumtur me rrjedhën e garës, ndoshta edhe më i lumtur se kur fitova kampionatin në Japoni. Kjo ishte qershia mbi tortë”, ka thënë Marquez. /Telegrafi/


