Please enter at least 3 characters.

Regjisori Todd Phillips planifikon ta xhirojë vazhdimin e "Joker", por me kusht që Phoenix ta përsëritë rolin

2019/11/TodPhillipPhoenix-2-e1574545002327.jpg
282:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - OCTOBER 28: (L-R) Todd Phillips and Joaquin Phoenix attend the release party to celebrate Rain Phoenix's new album "RIVER", hosted by Joaquin Phoenix at Jim Henson Studios on October 28, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images)
12:"Getty Images

Filmi "Joker" ka thyer rekorde të shikueshmërisë, ndërsa regjisori Todd Phillips i ka entuziazmuar fansat me deklaratën se do t'ia vlente nëse do ta xhironte një vazhdim.

Mirëpo, nëse do të ndodhte kjo, ai megjithatë ka një kusht, që në rolin kryesor sërish të luajë Joaquin Phoenix.

"Nuk do të ishte vetëm një film i egër dhe i çmendur për 'princin e krimit'. Do të duhej të kishte një rezonancë tematike në të njëjtën mënyrë që e ka filmi i parë".

Todd Phillips dhe Joaquin Phoenix (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

"Shumë filma përmendin shkëndijën, por Joker ishte barut. Nëse do të ishim në gjendje që ta bënim gjithë këtë në vazhdimin eventual, atëherë do të ishte shumë interesante", ka deklaruar Phillips.

Thashethemet për vazhdimin e filmit filluan në muajin gusht, ndërsa asokohe regjisori kishte thënë se do të bënte gjithçka që në rolin kryesor të ishte sërish Phoenix.

"Joker" e ka kaluar shifrën prej një miliard dollarësh dhe është bërë filmi i tretë më fitimprurës nga DC për superheronjtë, pas "Dark Knight Rises" (1,084 miliard dollarë) dhe "Aquaman" (1,14 miliard dollarë). /Telegrafi/