Please enter at least 3 characters.

Regjia turke nuk e fokusoi, por ky është mesazhi fantastik i ‘Dardanëve’ i shpalosur në Antalya (Foto)

2016/11/AA-6.jpg

Kosova pësoi një humbje 2-0 nga Turqia në një takim ku djelmoshat tanë po tregojnë se dinë të luajnë futboll dhe se e ardhmja është e tyre.

Në një atmosferë fantastike ku ishin mbi 33 mijë tifozë, kishte edhe nga Kosova.

Tifo grupi i Kosovës, ‘Dardanët’, kanë shpalosur një mesazh fantastik në stadiumin e Antalyas, por që regjia turke nuk e fokusoi atë.

“Dardanët. E dimë kush jemi, dhe si ndihemi”, shkruhej në mesazhin e tifo grupit kosovar Dardanët që në hartën e Kosovës ishte edhe flamuri kombëtar shqiptar.

Kujtojmë që në stadiumin e Antalyas ishin rreth 2000 mijë tifozë kosovar. /Telegrafi/