Please enter at least 3 characters.

Reduktime të ujit për shkak të punimeve te Fabrika e Municioneve në Gjakovë, këto zona preken më 18 gusht

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për reduktime të përkohshme në furnizimin me ujë të pijshëm më 18 gusht të këtij viti.

Sipas njoftimit të KRU-së, reduktimet do të bëhen për shkak të punimeve për kyçjen në gyp te Fabrika e Municioneve dhe do të zgjasin nga ora 08:00 deri në 11:00.

Gjatë kësaj periudhe, pa furnizim me ujë pritet të mbeten një pjesë e lagjes “Dardani”, e njohur më parë si Piskota, fshati Osek Hilë dhe një pjesë e fshatit Skivjan.

KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje konsumatorëve të prekur që të tregojnë mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/