Please enter at least 3 characters.

Redknapp: Unitedit i nevojitet Bale

2019/05/Bale-11.jpg
252:"MADRID, SPAIN - MAY 19: Gareth Bale of Real Madrid walks to the substitute bench before the La Liga match between Real Madrid CF and Real Betis Balompie at Estadio Santiago Bernabeu on May 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp i ka kërkuar Manchester Unitedit të lëvizë për sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale.

Largimi i Bale nga Real Madridi pritet të ndodh dhe konfirmimi tashmë ka ardhur të dielën pasi menaxheri Zinedine Zidane e mënjanoi atë për ndeshjen e fundit të sezonit në humbjen 2-0 nga Real Betis.

Ky mënjanim thuajse ka konfirmuar largimin e yllit uellsian dhe ish-trajneri i tij, Redknapp e ka këshilluar Balen për destinacionin e radhës.

"Kushdo që e transferon do të nënshkruajë një lojtar fantastik", ka thënë fillimisht Redknapp për Daily Mail.

Redknapp dhe Bale gjatë kohës te Tottenhami (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"Te çdo klub që ai mund të shkojë mund të bëjë ndryshimin - ai mund të kthejë gjërat në favor".

"Ai do të ishte një nënshkrim i madh për këdo - Man United mund të transferojë atë".

"Nuk ka asnjë klub, ku ai nuk do të kishte ndikim masiv. Mendoj se ai është një talent i pabesueshëm".

"Kushdo që merr Bale do të godas. Nëse është Spurs, Man United, kushdo qoftë, do të ishte një nënshkrimi i mrekullueshëm për ta", përfundoi anglezi. /Telegrafi/