Reali vlen më shumë se Unitedi, thotë Perez
01/10/2012
Sipas Forbes, Manchester Unitedi vazhdon ta ruajë pozitën e parë si klubi më i vlefshëm sportiv në botë.
Nëntëmbëdhjetë herë kampioni i Anglisë është vlerësuar përpara kampionit të Spanjës që zë vendin e dytë në listë, por kështu nuk mendon shefi i Los Blancos.
“Në qoftë se do të shfaqeshim në bursë, ne do të vlenim më shumë se Manchester Unitedi, ju siguroj për këtë”, ka deklaruar Perez. /Telegrafi/


