Reali po dëshmon se mund ta fitojë titullin
25/01/2015
Madrilenët e fituan me rezultat 2-1 ndeshjen në Andaluzi falë një penaltie të vonshme të Gareth Bale, ndërsa më herët Cristiano Ronaldo ishte përjashtuar me karton të kuq.
“Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë e sezonit, por ne i morëm të tria pikët”.
“Fusha ishte shumë e vështirë për të luajtur, ishte shumë e thatë. Neve na pëlqen ta qarkullojmë topin, me shumë lëvizje, na u desh të angazhohemi shumë, por e siguruam fitoren”.
“Ndeshjet e këtilla janë ato që i fitojnë titujt e ligave dhe ne nuk kishim zgjedhje tjetër, pos fitores”, ka deklaruar kapiteni. /Telegrafi/


