Please enter at least 3 characters.

Reali i pamëshirshëm ndaj Celta Vigos

2018/05/realCelta-2.jpg
321:"MADRID, SPAIN - MAY 12: Francisco Roman Alarcon alias Isco (2ndR) of Real Madrid CF celebrates scoring their third goal with teammate Gareth Bale (R) during the La Liga match between Real Madrid and Celta de Vigo at Estadio Santiago Bernabeu on May 12, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
21:"Gonzalo Arroyo Moreno

Real Madridi i ka shënuar plot gjashtë gola në ndeshjen e parafundit sezonale në La Liga kundër Celta Vigos që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Rezultati u zhbllokua në minutën 13-të të takimit kur Gareth Bale pranoi një top nga Luka Modric dhe realizoi.

(Foto: Getty Images)

I njëjti futbollist e dyfishoi rezultatin pas gjysmë ore lojë, ndërsa kësaj radhe u asistua nga mesfushori tjetër, Isco.

Në pjesën e parë u shënua edh goli i tretë i Los Blancos, ndërsa realizues ishte Isco (32'), i cili u asitua nga Toni Kroos.

Në gjysmën e dytë i erdhi radha të shënonte edhe Achraf Hakimi (52') që u asistua nga Karim Benzema, ndërsa me autogolin e Sergi Gomez (74') u realizua goli i pestë i Mbretërve.

(Foto: Getty Images)

Golin e gjashtë dhe të fundit në këtë sfidë e realizoi mesfushori Toni Kroos në minutën e 81-të të takimit.

Real Madridi e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pasi ndodhet pesë pikë para vendit të katërt (Valencia) kur ka mbetur edhe një ndeshje për t'u zhvilluar.

Në xhiron e fundit të zgjedhurit e Zinedine Zidane luajnë kundër Villarrealit, ndërsa Celta Vigo që e ka siguruar mbijetesën, është nikoqir i Levantes. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6je57f

https://www.dailymotion.com/video/x6je6b8

https://www.dailymotion.com/video/x6je6pl

https://www.dailymotion.com/video/x6je8hk

https://www.dailymotion.com/video/x6je9df

https://www.dailymotion.com/video/x6je9ye