Please enter at least 3 characters.

Reali humb në udhëtim te Rayo Vallecano

2019/04/RayoVallecano-1.jpg
248:"MADRID, SPAIN - APRIL 28: Luka Modric of Real Madrid looks dejected during the La Liga match between Rayo Vallecano de Madrid and Real Madrid CF at Campo de Futbol de Vallecas on April 28, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Rayo Vallecano ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme ndaj Real Madridit (1-0) në përpjekjet e fundit për t'i shpëtuar rënies nga La Liga.

Marcelo e bëri përpjekjen e parë, ndërsa Pozo e rrezikoi portierin Thibaut Courtois në dy raste. Pas një mundësie të Gareth Bale, në anë tjetër pati kërkesë për penallti dhe gjyqtari Pablo Gonzalez e konsultoi VAR-in dhe vendosi për njëmbëdhjetëmetërsh.

Adri Embarba e mori përgjegjësinë dhe rezultoi i saktë nga pika e bardhë duke e zhbllokuar rezultatin (23').

Goli i Adri Embarba nga penalltia (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Mariano shpëtoi nga ndëshkimi me karton të kuq pas konsultimit të VAR-it, ndërsa menjëherë pas shënoi, por nga pozita jashtë loje.

Në gjysmën e dytë, Bebe pati një mundësi të mirë, mirëpo Courtois intervenoi për të mos pranuar gol tjetër.

Gareth Bale pati një shans nga gjuajtja e lirë, teksa më pas me ndihmën e VAR-it, gjyqtari vendosi se nuk kishte penallti për Realin në një rast të dyshimtë.

Mariano dhe Abdoulaye Ba (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Përkundër kësaj humbjeje, Real Madridi e ka të sigurt pozitën e tretë në tabelë dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, derisa Rayo Vallecano ka edhe tri ndeshje në dispozicion për të shpresuar për mbijetesë.

Vallecano është mysafir i Levantes në xhiron e ardhshme, kurse Los Blancos janë nikoqirë të Villarrealit. /Telegrafi/