Please enter at least 3 characters.

Reali hedh poshtë thashethemet se është pajtuar të paguajë 272 milionë euro për Mbappe

2018/07/KylianMbappee-1.jpg
250:"KAZAN, RUSSIA - JUNE 30: Kylian Mbappe of France celebrates victory following the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between France and Argentina at Kazan Arena on June 30, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi i ka mohuar thashethemet se kanë arritur marrëveshje rekorde prej 272 milionë eurosh me Paris Saint-Germainin për transferimin e Kylian Mbappe.

Anësori francez iu bashkua kampionit të Ligue 1 në verën e kaluar në formë huazimi me oblgim blerjeje që do të zyrtarizohet këtë verë, ndërsa ai do të bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymar.

Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, 19-vjeçari është lidhur me Los Blancos dhe është raportuar se ai do ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon, i cili pritet t'i bashkohet Juventusit.

Mirëpo, klubi spanjoll ka mohuar të ketë arritur një marrëveshje të majme me PSG.

"Informacionet e publikuara para disa orësh, sipas të cilave, ekziston një marrëveshje ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së për lojtarin Kylian Mbappe, janë krejtësisht të rrejshme".

"Real Madridi nuk i ka bërë ofertë PSG-së apo lojtarit dhe ndjen keqardhje për shpërndarjen e lajmeve të këtij lloji që nuk është në përputhje palët", thuhet në reagimin e Real Madridit.

(Foto: Getty Images)

Reali e ka monitoruar Mbappen që nga koha kur ishte te Monaco, ndërsa transferimi në Santiago Bernabeu është i mundshëm kur kihet parasysh se UEFA i ka rinisur hetimet ndaj PSG-së në lidhje me thyerjen e rregullave financiare.

Edhe bashkëlojtari i tij, Neymar, është njëri prej lojtarëve që monitorohen nga Madridi, ndërsa është spekuluar se kampioni evropian mund të shpenzojë 310 milionë euro për brazilianin. /Telegrafi/