Please enter at least 3 characters.

Reali dhe Barcelona interesohen për talentin e Rennes

2019/10/camavinga.jpg

Eduardo Camavinga është sensacioni më i ri në futboll dhe shumë skuadra e duan transferimin e tij.

Talenti i Rennes po kalon nëpër formë të fantastike në këtë sezon, derisa klube të mëdha janë duke e shikuar me shumë kujdes zhvillimin e tij.

Mundo Deportivo raporton se Real Madridi dhe Barcelona kanë dërguar zbuluesit e lojtarëve të tyre për ta shikuar lojën e 16-vjeçarit nga afër.

Në këtë verë që shkoi, Marseille kishte tentuar transferimin e talentit francez, mirëpo rivali i tyre nga Ligue 1 e refuzoi shitjen e tij.

Por, situata tani kanë ndryshuar me inkuadrimin në garë të gjigantëve të La Liga-së që janë shumë të interesuar për të.

Sipas mediumit spanjoll, Los Blancos dhe Blaugranasit do të tentojnë transferimin e mesfushorit të talentuar, por ta lënë në huazim te Rennes deri në moshën 18-vjeçare. /Telegrafi/