Please enter at least 3 characters.

Real Madridi po e ndjek nga afër Almironin e Newcastlet  

2019/06/Almiron.jpg
291:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - FEBRUARY 23: Miguel Almiron of Newcastle United applauds fans during the Premier League match between Newcastle United and Huddersfield Town at St. James Park on February 23, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Mark Runnacles/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Newcastle Unitedit, Miguel Almiron ka përfunduar në radarin e gjigantit evropian, Real Madridit.

Mbretërit janë në vlugun e përforcimeve për sezonin e ardhshëm, pas dështimit në sezonin e fundit.

Pas zyrtarizimit të Eden Hazardit, Luka Jovicit, Ferland Mendyt dhe Rodrygos, Reali nuk e ka në mend të ndalet.

Sipas mediumit të njohur TyC Sport, Real Madrid thuhet se shikon me vëmendje yllin e Newcastle dhe Paraguait, Almiron.

Almiron njihet për shpejtësinë, driblimet dhe eksplozitivetin në sulm (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Almiron ka qenë një goditje e madhe tek skuadra nga e St James Park që nga ardhja e tij prej 21 milionë funtesh nga Atlanta United në afatin e janarit.

Gazetari i TyC Sport, Markos Gonzalez pohon se Los Blancos po ndjekin nga afër mesfushorin sulmues 25-vjeçar. /Telegrafi/