Real Madridi në kaos: Pse duhet rindërtuar grupi i liderëve për t’u rikthyer te suksesi?
Nëse sezoni kaotik 2025/26 i Real Madrid do të përmblidhej me një ngjarje të vetme, ajo do të ishte përplasja në stërvitje mes Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni.
Fakti që dy bashkëlojtarë, të cilët kanë luajtur prej vitesh së bashku, përfunduan në konflikt fizik – madje me mesfushorin uruguaian që u dëmtua – është një pasqyrë e qartë e gjendjes së thyer të skuadrës nën drejtimin e Alvaro Arbeloas.
Vetë ndodhja e një episodi të tillë tregon mungesën e figurave të forta në dhomën e zhveshjes, të afta për ta bashkuar ekipin dhe për ta mbajtur të përqendruar në një objektiv të vetëm.
Sjellja e Valverde me Tchouameni dhe disa episode të diskutueshme jashtë fushe gjatë këtij sezoni, sipas raportimeve, e bëjnë të vështirë që ai të shihet si një lider i besueshëm dhe i paanshëm. Kjo e kthen te Real Madrid një problem kyç: Si mund ta ndryshojë klubi grupin e drejtuesve brenda skuadrës për të pasur më shumë stabilitet dhe sukses sezonin e ardhshëm e më tej?
Mourinho pritet të ketë “punë të vështirë” përpara
Jose Mourinho, i cili pritet ta marrë drejtimin e ekipit për sezonin 2026/27, do ta ketë një sfidë të madhe: ta bashkojë dhomën e zhveshjes dhe të identifikojë liderët e duhur.
Pas largimit të Xabi Alonsos dhe rënies së theksuar në pjesën e dytë të sezonit, është parë qartë se liderët aktualë nuk kanë qenë mjaftueshëm motivues kur gjërat shkonin keq. Prandaj, sipas analizës, është jetike që rolet e kapitenit dhe të “bërthamës” së liderëve t’u jepen individëve që mund ta mbajnë skuadrën të bashkuar, t’i japin energji dhe ta rikthejnë ndjesinë e “familjes” brenda grupit.
Pse Valverde nuk duhet të vazhdojë si kapiten
Zinxhiri i kapitenëve te Real Madrid pritet të ndryshojë gjithsesi, pasi Dani Carvajal – kapiteni kryesor dhe lojtari më i vjetër në skuadër – pritet të largohet pas sezonit.
Megjithatë, theksohet se edhe Valverde duhet ta humbasë statusin e tij si një nga bashkëkapitenët pas asaj që ka ndodhur këtë sezon. Raportet për qëndrimin e tij janë cilësuar “të rënda”: Ai është akuzuar se ka refuzuar të ngrohet kur është aktivizuar si zëvendësues, si dhe se është ankuar për përdorimin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke kritikuar trajnerët për “largimin nga pozita natyrale”.
Valverde’s year as second captain:
- Refuses to warm up when he’s a substitute.
- Complains whenever he has to play as a right back.
- Wants to injure his own teammates.
- Fails to defend his teammates on the pitch.
- Goes into hiding after every defeat.
- One of the reasons… pic.twitter.com/eZaDoqDsd8
— 👍🏼 (@mbrma7ii) May 8, 2026
Madje, sipas pretendimeve, përplasja me Tchouameni lidhej me shkarkimin e Xabi Alonsos: mesfushori francez dyshohet se e ka fajësuar Valverde si një nga lojtarët që “ulën ritmin” dhe kontribuuan në largimin e trajnerit spanjoll.
Po ashtu, është raportuar se Valverde e provokoi Tchouameni, ndërsa brenda klubit ka pasur ankesa se problemet e tij me disiplinën e bëjnë të papërshtatshëm për shiritin e kapitenit.
Edhe pse Mourinho mund ta vlerësojë shpirtin luftarak dhe shumëfunksionalitetin e Valverde, mund të jetë më e mençur t’ia heqë barrën e lidershipit, që ai të luajë pa presionin e “kapitenit”.
Real Madrid duhet të ndryshojë rregullin e “senioritetit”
Real Madrid tradicionalisht e jep shiritin e kapitenit sipas senioritetit (viteve/numrit të paraqitjeve). Por, sipas analizës, kjo qasje duhet rishikuar: përgjegjësitë duhet t’u jepen atyre që realisht mund ta përballojnë rolin dhe të ndikojnë pozitivisht në ekip.
Çfarë profili duhet të ketë kapiteni ideal
Me Mourinhon në krye, priten vendime të forta dhe një riorganizim i grupit drejtues. Faktorët kryesorë për kapitenin e ri duhet të jenë: qetësia dhe vetëkontrolli në momente presioni, aftësia për ta motivuar skuadrën edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, reputacion i mirë brenda grupit dhe distancë nga polemikat (në fushë dhe jashtë saj), energji pozitive dhe ndikim në harmoninë e ekipit, autoritet për të parandaluar drama si rasti Valverde–Tchouameni, duke i zgjidhur konfliktet para se të “shpërthejnë”.
Në këtë aspekt, përmenden edhe shembujt e kapitenëve historikë të Real Madridit si Iker Casillas dhe Sergio Ramos, të cilët kishin ndikim të madh në skuadër dhe i shtynin bashkëlojtarët drejt reagimit në situata të vështira.
Kush mund të jenë kapitenët e rinj?
Pas largimit të Carvajal, lojtarët me më shumë përvojë (në paraqitje) do të ishin: Valverde, Vinicius Jr, Thibaut Courtois dhe Rodrygo. Por duke qenë se Valverde dhe Vinicius kanë mbajtur shiritin këtë sezon pa arritur sukses të madh, Mourinho mund të shikojë alternativa të tjera.
Opsioni ideal për kapiten, sipas këtij shkrimi, është Thibaut Courtois. Portieri belg ka qenë ndër më të qëndrueshmit në dy sezonet pa trofe, me pritje vendimtare dhe paraqitje të mëdha në ndeshje të rëndësishme, ndërsa gëzon edhe respektin e dhomës së zhveshjes.
Për grupin e bashkëkapitenëve, një tjetër emër i përmendur është Antonio Rudiger, i cili shihet si një lojtar që “luan për fanellën”, me energji dhe agresivitet motivues, edhe pse ndonjëherë mund të jetë impulsiv.
Po ashtu, Jude Bellingham përmendet si një kandidat serioz, pasi është vokal në fushë, punon shumë në të dy fazat e lojës dhe ka cilësinë për ta ndryshuar ndeshjen me gola apo krijim.
Nevoja për ta shuar “kulturën e klaneve” dhe pse Vini Jr/Mbappe duhet të shmangen nga kapiteni
Një tjetër problem që Mourinho duhet ta adresojë është krijimi i “klaneve” në skuadër. Sipas vëzhgimeve, në stërvitje janë formuar grupe të ndara, me Vinicius Jr në një grup dhe Kylian Mbappe në një tjetër.
Kjo ndarje nuk mund të vazhdojë nëse Real Madrid dëshiron të funksionojë si një njësi e vetme. Mourinho duhet të nxisë më shumë kohë bashkë mes lojtarëve, jo vetëm në fushë, por edhe në palestër dhe jashtë saj, për të rritur lidhjen e brendshme.
A video of Vini's group and Mbappé's group moving separately in Real Madrid's training has been going viral. 👀pic.twitter.com/3Q46c9cfkJ
— Viralitity (@Viralitity) May 13, 2026
Sa i përket shiritit të kapitenit, shkrimi sugjeron se do të ishte më mirë që Mourinho të mos ia japë as Mbappes e as Viniciusit. Arsyeja lidhet me presionin shtesë që mund t’u prishë performancën: kapiteni i Realit duhet të jetë perfekt, të shënojë vazhdimisht dhe të mbajë mbi shpinë peshën e pritshmërive, çka mund t’i bëjë të frustruar në momentet kur nuk shkojnë golat.
Më shumë autoritet për kapitenin e ardhshëm
Kushdo që të jetë kapiten sezonin e ardhshëm, ai duhet të ketë autoritet real brenda skuadrës. Mourinho, sipas shkrimit, duhet t’i japë kapitenit rolin e “dorës së djathtë” për të menaxhuar problemet e brendshme, për t’i qortuar apo orientuar lojtarët kur duhet dhe për të parandaluar shpërthime si drama Valverde–Tchouameni.
Real Madrid, përfundimisht, nuk duhet t’u japë shumë pushtet shumë lojtarëve njëkohësisht. Duhet një bërthamë e qartë liderësh që e mbajnë grupin të bashkuar, pa e lënë autoritetin t’u “hipë në kokë”, në mënyrë që klubi të rikthehet te stabiliteti dhe trofetë nën Jose Mourinhon./Telegrafi/


