")
Please enter at least 3 characters.

Real Madridi largohet nga Santiago Bernabeu për pjesën e mbetur të sezonit, ndeshjet i zhvillon në stadiumin me kapacitet prej 6 mijë ulësesh

2020/04/15874078477709.jpg

Real Madridit do t'i lejohej të luajë pjesën e mbetur të sezonit 2019/20 në La Liga në stadiumin Alfredo Di Stefano, stadiumi më i madh që është pjesë e kompleksit në qendrën stërvitore Valdebebas.

Plani fillimisht ka qenë që ndeshjet nëse kthehen gjatë verës të zhvillohen në Santiago Bernabeu, por duke e parë që tifozët nuk do të jenë të pranishëm, atëherë mund të përdoret stadiumi që zakonisht përdoret për ndeshjet e ekipit B.

Kjo do të lejonte që puna e nisur në Bernabeu për rinovim të vazhdonte dhe madje mund të kryhej me një shpejtësi të përshpejtuar.

Santiago Bernabeu - stadiumi i Real Madridit

Real Madrid tashmë ka folur me La Ligën për këtë dhe i është komunikuar klubit se nuk do të kishte asnjë problem.

Mbetet për tu parë nëse UEFA do të lejonte Real Madridin të transferohet në stadiumin më të vogël për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, nëse e kalojnë Manchester Cityn.

Stadiumi Alfredo Di Stefano

Megjithëse ekziston besimi se edhe organi drejtues i futbollit do ta pranonte kërkesën. /Telegrafi/