Please enter at least 3 characters.

Real Madridi interesohet për Suson

2018/11/Suso-Milan.jpg
241:"MILAN, ITALY - OCTOBER 04: Fernandez Suso of AC Milan in action during the UEFA Europa League Group F match between AC Milan and Olympiacos at Stadio Giuseppe Meazza on October 4, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madrid thuhet se është i interesuar në Suson, ndërsa Milani po punon për të ngritur ose hequr klauzolën e lirimit prej 38 milionë eurosh.

Mesfushori sulmues spanjoll ka qenë në formë të mirë për Rossonerët këtë sezon.

Kjo pasi Suso deri më tani këtë sezon ka arritur të shënoj katër gola dhe të bëjë gjashtë asistime.

Suso ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh, e cila vlen për klubet e huaja në verë.

Festa e Susos pas një goli të shënuar (Getty Images)

Megjithatë, kjo klauzolë është e vlefshme për një kohë të caktuar dhe është valide deri më 15 korrik.

Agjenti Alessandro Lucci besohet se ka pasur kontakte me Marina Granovskaia të Chelsea, por tani është rritur gara për shërbimet e tij.

Sipas mediumit italian Corriere della Sera, Real Madridi është gjithashtu i interesuar për shërbimet e Susos.

Si rezultat, Milani është i etur të lidh Suson me një kontratë të re e cila do të ngrejë apo hiqte klauzolën e lirimit. /Telegrafi/