Please enter at least 3 characters.

Real Madridi i kthehet fitores në La Liga, mposht Valladolidin

2019/03/Luka-Modric-e1552254562619.jpg
269:"VALLADOLID, SPAIN - MARCH 10: Luka Modric of Real Madrid celebrates after scoring his team's fourth goal during the La Liga match between Real Valladolid CF and Real Madrid CF at Jose Zorrilla on March 10, 2019 in Valladolid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas humbjes në El Clasico ndaj Barcelonës, Real Madridi arriti t'i rikthehet fitoreve në La Liga duke fituar ndaj Valladolidit me rezultat 1-4.

Ishte një ndeshje mjaft dramatike, por Los Blancos ishin më të mirë në fushë.

Në minutën e 12-të për vendasit dështoi të shënojë nga pika e bardhë Ruben Alcarez, në vazhdim shënoi Sergio Guardiola, por pas konsumimit me VAR0-in nuk kishte gol për vendasit.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 29-të shënoi Anuar Mohamed, ndërsa pas pesë minutave ishte Rapahael Varane ai që barazoi rezultatin dhe skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë Los Blancos u treguan më të rrezikshëm, fillimisht shënuan dy herë me anë të Karim Benzemas (51', 59'), ndërsa në fund edhe me Luka Modric (85').

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Real Madridi renditet i treti me 51 pikë, kurse Valladolidi në pozitën e 16-të me 26 pikë.

Në xhiron e radhës skuadra e Santiago Solarit do të luajë ndaj Celta Vigos, ndërsa Valladolidi ndaj Eibarit. /Telegrafi/