Real Madridi dhuron një milion euro për refugjatët
“Në përputhje me angazhimin tonë për solidarizim, klubi ka vendosur që të ndihmojë burrat, gratë dhe fëmijët, të cilët kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar luftës civile dhe vdekjes”, tha një përfaqësues i klubit në një deklaratë.
Kjo erdhi pas një premtimi të bërë nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez në një bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, i cili u shpreh se: “Spanja do të marrë pjesën e saj të refugjatëve… Ne nuk do t’iu mohojmë të drejtët e azilit askujt”.
Reali është klubi i parë në Spanjë që konfirmon ndihmën për refugjatët dhe se të tjerë pritet të ndjekin shumë shpejt shembullin.
Mendohet se edhe kampionia e Evropës, Barcelona do të ndjekë shembullin e Realit. /Telegrafi/


