Please enter at least 3 characters.

Real Madridi del me njoftim për lëndimin e Hazardit

2019/11/Hazard-lendim.jpg
265:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 26: Eden Hazard of Real Madrid leaves the pitch with an injury during the UEFA Champions League group A match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Bernabeu on November 26, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka njoftuar publikun pas testeve të para mjekësore të Eden Hazard.  

Hazardi u largua nga loja pas 68 minutash pasi një dueli me mbrojtësin e Paris Saint-Germain dhe bashkëkombësin e tij Thomas Meunier.

Zinedine Zidane deklaroi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes se ai është i shqetësuar nga dëmtimi, por testet kanë zbuluar se dëmtimi nuk është aq i keq sa frikësoheshin.

"Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Eden Hazard nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një fryrje të jashtme në këmbën e djathtë".

"Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet", thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.

Sipas mediumit Diario AS, Hazard do të humbasë vetëm lojërat e ardhshme kundër Alavesit dhe Espanyolit, por do të jetë i gatshëm për tu përballur me Valencian dhe Barcelona më vonë gjatë muajit dhjetor. /Telegrafi/