Please enter at least 3 characters.

Real Madridi befasohet nga Mallorca dhe shijon humbjen e parë këtë sezon në La Liga

2019/10/Mallorca.jpg
256:"MALLORCA, SPAIN - OCTOBER 19: Lago Junior of RCD Mallorca celebrates scoring the opening goal during the La Liga match between RCD Mallorca and Real Madrid CF at Iberostar Estadi on October 19, 2019 in Mallorca, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka humbur me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Mallorca në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidane e ka shijuar humbjen e parë këtë sezon në La Liga pasi është mposhtur nga Mallorca.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të Real Madridit, por vetëm vendasit arritën të shënojnë gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e shtatë dhe ishte Lago Junior, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Festa e Lago Junior (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri Reali ishte më i mirë dhe më kërkues në kërkim të golit, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën të gjejnë golin.

Një gjë e tillë iu vështirësua edhe më shumë në minutën e 74-të pasi mbeten pa një lojtar, me Alvaro Oriozola që mori kartonin e dytë të verdhë.

Odriozola e la Realin me një futbollist më pak (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj humbje, Reali e sheh veten në pozitën e dytë me 18 pikë apo një më pak se lideri Barcelona, ndërsa Mallorca renditet e 14-ta me 10 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos e presin Leganes pasi El Clasico është shtyrë. /Telegrafi/