Please enter at least 3 characters.

Real Madridi, Barcelona dhe Juventus pritet të përjashtohen nga Liga e Kampionëve këtë javë

2021/06/118477479_gettyimages-1317284495.jpg

UEFA duket se e ka seriozisht për përjashtimin e Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Shtëpia e futbollit evropian ka disa javë që ka paralajmëruar të tre klubet që të tërhiqen nga projekti i Superligës Evropiane.

Por, tre gjigantët evropianë nuk po zmbrapsen nga kjo ide dhe duan ta jetësojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kështu, sipas asaj që raporton La Reppublica, Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve.

UEFA dëshiron të dërgojë sinjale se çdo skuadër që tenton të bëjë shkëputje nga skuadrat e tjera pjesëmarrëse në garat evropiane, do të ndëshkohen.

Andaj, mbetet të shihet nëse tre klubet do të tërhiqen, apo do të përjashtohen nga gara më e madhe për skuadra në Evropë në këtë javë. /Telegrafi/