Please enter at least 3 characters.

Real Madrid dëshiron Lucas Ocampos si zëvendësues të Gareth Bales

2020/05/GettyImages-1209109418.jpg
269:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 27: Lucas Ocampos of Sevilla FC in action during the UEFA Europa League round of 32 second leg match between Sevilla FC and CFR Cluj at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 27, 2020 in Seville, Spain. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale pritet të largohet këtë verë nga Real Madridi pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

E ardhmja e uellsianit ende është në pikëpyetje, pasi nuk ka oferta konkrete nga kampionatet evropiane.

Everton dhe Newcastle United janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim, ndërsa e ardhmja e tij më shumë shihet në MLS amerikane ose në Superligën kineze ku shumë skuadra e duan atë.

Te Reali janë të bindur për largimin e tij dhe tanimë kanë gjetur një futbollist që do ta zëvendësonte Balen.

Ferland Mendy gjatë një dueli me Lucas Ocampos në ndeshjen Sevilla - Real Madrid. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Los Blancos kanë filluar negociatat me Sevillën për anësorin argjentinas, Lucas Ocampos.

25-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën bardhekuqe ku në 29 ndeshje ka shënuar 12 gola dhe ka bërë tre asistime.

Ocampos iu bashkua Sevillës verën e vitit të kaluar për 15 milionë euro, teksa klubi spanjoll tani për ta lënë të lirë kërkon 45 milionë.

Ish-anëtari i Monacos, Genoas, Milanit dhe Marseilles ka pranuar transferimin në Madrid, por tani i mbetet dy klubeve të arrijnë marrëveshje për të. /Telegrafi/