Please enter at least 3 characters.

Real Madrid - Barcelona, formacionet e mundshme në El Clasicon e sotme

2019/03/Barcelona-Real.jpg
250:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 27: Sergio Busquets of FC Barcelona walks into the pitch during the Copa del Semi Final match second leg between Real Madrid and Barcelona at Bernabeu on February 27, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi dhe Barcelona do të luajnë sot (e shtunë) në mbrëmje në kuadër të ndeshjes së radhës në La Liga.

Pas derbit të madh në kuadër të çerekfinales së Copa del Rey, ku Barcelona fitoi në Bernabeu 3-0, tani radha është për një ndeshje kampionale.

Mbretërit janë nikoqir të katalunasve në ndeshjen e njohur ndryshe si El Clasico, e cila është e vlefshme për javën e 26-të në kampionatin spanjoll.

Kjo ndeshje është shumë e vlefshme për vazhdimin e kampionatit dhe të dy skuadrat do të tentojnë të marrin tri pikët.

Pamje nga El Clasico e fundit (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Në rast fitoreje të Barcelonës, katalunasit do ta qonin diferencën në 14 pikë me Realin dhe Mbretërit do të dilnin nga gara për titull.

Në anën tjetër, Reali synon fitoren pasi me tri pikët e mara do t'i afrohej Barcelonës në tetë pikë dhe gara do të ishte deri në fund të sezonit.

Sikurse Santiago Solari, ashtu edhe Ernesto Valverde pritet t'i bëjnë disa ndryshime të vogla për këtë ndeshje e cila fillon nga ora 20:45.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Ceballos, Modric; Bale, Benzema, ViniciusFormacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Umtiti, Pique, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Dembele, Suarez, Messi./Telegrafi/