Please enter at least 3 characters.

Reagon Nisma: Saktësia e Exit polleve nuk vlen për partitë e vogla

2021/01/Nisma-Endrit-Shala-konference-ankese-per-zgjedhjet-2019-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pas publikimit të disa Exit polleve, ka reaguar Nisma Socialdemokrate.

Në një reagim në Facebook, kjo parti ka thënë se Exit pollet nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit.

"Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit! Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla", thuhet në reagim.

Më tej ka ftuar komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!

"Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush", thuhet në fund, njofton Telegrafi.