Please enter at least 3 characters.

Reagon lideri i Hamasit pasi Izraeli ia vrau tre djem dhe tre nipa

2024/04/Screenshot-2024-04-10-174401.png

Lideri i Hamasit thotë se vrasja e djemve dhe nipave të tij nuk do të ndryshojë kërkesat e bisedimeve për armëpushim me Izraelin.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh ka akuzuar Izraelin për vrasjen e tre fëmijëve dhe tre nipërave të tij në "frymën e hakmarrjes dhe vrasjes", shkruan skynews.

Ai i tha kanalit satelitor Al Jazeera se djemtë e tij "u martirizuan në rrugën e çlirimit të Jerusalemit dhe xhamisë al-Aqsa".

"Armiku kriminal drejtohet nga fryma e hakmarrjes dhe vrasjes ndërsa nuk vlerëson asnjë standard apo ligj", tha Haniyeh, i cili jeton në mërgim në Katar.

Ai tha se vrasjet nuk do të bëjnë presion ndaj Hamasit për të zbutur pozicionin negociues.

“Armiku beson se duke vënë në shënjestër familjet e liderëve, do t'i shtyjë të heqin dorë nga kërkesat e popullit tonë”, tha ai.

Kushdo që beson se shënjestrimi i djemve të mi do ta shtyjë Hamasin të ndryshojë pozicionin e tij është deluzion.

Sky News kontaktoi zyrtarët izraelitë, por ata nuk mund të konfirmonin raportimet për vrasjet. /Telegrafi/