Please enter at least 3 characters.

Reagimi i Sadio Mane pas golit të Curtis Jones ndaj Evertonit

2020/01/mane.jpg

Ka mjaftuar një gol që Liverpooli të sigurojë pjesëmarrjen në raundin e katërt të Kupës FA, pas triumfit ndaj rivalit lokal, Everton.Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi talenti 18-vjeçar Curtis Jones, i cili është bërë kryetemë e mediave sportive.

Pjesë më e madhe e ekipit të parë të Redsave ishte lënë të pushonte nga trajneri Jurgen Klopp, ndërsa Sadio Mane ishte në bankën rezervë. Në çastin para se të shënohej goli që rezultoi i fitores, senegalezi ishte çuar dhe po bënte nxehjen dhe në ndërkohë e përcillte ndeshjen. Mane e ndoqi me vëmendje aksionin e golit dhe kur Jones shënoi, ai bëri një sprint jashtë fushës duke iu gëzuar në këtë mënyrë avantazhit të skuadrës së tij. /Telegrafi/

https://twitter.com/EPLBible/status/1214093514058932229