Please enter at least 3 characters.

Reagimi i presidentit të Interit dhe urimi i atij të Juves

2021/05/agnelli.jpg

Presidenti i Interit, Steven Zhang, e ka festuar titullin e Serie A për sezonin 2020/2021 me një postim në Instagram.

Nerazzurrët e kanë fituar Scudetton për herë të parë pas 11 vitesh, ndërsa ky është titulli i 19-të zyrtar në histori të klubit.

“Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Zhang në një postim në Instagram duke shpërndarë fotomontazhin e realizuar nga klubi për këtë sukses.

Në ndërkohë, nuk ka munguar edhe urimi i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, i cili e ka uruar rivalin përmes një postimi në Twitter.

“Të lumtë Steven (Zhang)! Jam i lumtur për ty dhe jam krenar që jam kundërshtar besnik në fushë dhe një mik jashtë fushe. Do të kthehemi...”, ka shkruar Agnelli. /Telegrafi/