Please enter at least 3 characters.

Reagimi epik i Greta Thunberg pas arritjes së marrëveshjes në samitin COP26: Blah, blah, blah

2021/11/Thunberg-1-e1636843351617.jpg

Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka bërë një reagim epik në Facebook, pas arritjes së marrëveshjes për ndryshimet klimatike në samitin COP26 që u mbajt në Glasgow të Skocisë.

Pakti i Glasgow për Klimën është marrëveshja e parë klimatike që planifikon në mënyrë eksplicite reduktimin e qymyrit, karburantin më të keq fosil për gazrat serrë.

Thunberg shkroi se i tërë diskutimi në samit ishte “Blah, blah, blah”, derisa ka shtuar se puna e vërtetë do të vazhdojë jashtë atyre mureve, duke iu referuar kështu aktivistëve të tjerë që së bashku me të mbrojnë kauzën për ndryshimet klimatike.

“Samiti #COP26 ka përfunduar. Ja një përmbledhje e shkurtër: Blah, blah, blah. Por puna e vërtetë vazhdon jashtë këtyre sallave. Dhe ne nuk do të dorëzohemi kurrë, kurrë”, ka shkruar suedezja në Facebook. /Telegrafi/