Please enter at least 3 characters.

Reagimi emocional i vogëlushes kur e sheh për herë të parë vëllanë e vogël

2023/10/bebb.png

Reagimet e fëmijëve ndaj një vëllai apo motre më të vogël janë gjithmonë interesante, ndërsa një vajzë e vogël fitoi simpati për lumturinë e saj kur pa anëtarin e ri të familjes.

Në një video të postuar në një profil të TikTokut, familja u mblodh për të parë foshnjën e porsalindur për herë të parë.

Veçanërisht e emocionuar ishte Haddie e vogël, e cila filloi të qajë nga emocioni dhe xhirimi emocional ka marrë dhjetëra miliona shikime.

Pasi mami dhe babi ia vendosën në krahë vëllanë e vogël, ajo e përqafoi menjëherë foshnjën, gjë që nxiti ndjenjën e lumturisë te prindërit dhe përdoruesit tjerë të rrjeteve sociale që e panë videon

“Kjo është kaq e lezetshme, unë jam duke qarë”, është vetëm një nga komentet e shumta. /Telegrafi/