Please enter at least 3 characters.

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle  

2024/02/konference-Policia-e-Kosoves-pajisjet-te-reja-Patrulla-Intelegjente-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të panjohur kanë hedhur benzinë dhe kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 18:05 në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë.

“Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/