Rast i pazakontë i lajmërimit të rremë në Fushë Kosovë, denoncoi 17 herë një person në Polici për kinse vepra penale
14:"Ridvan Slivova
25/05/2024
Një rast i pazakontë i lajmërimit të rremë ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se një person përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimën mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale.
“Fushë Kosovë 07.01/23.05.2024 – Koha e panjohur. I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimën mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është në hetime. /Telegrafi/


