Please enter at least 3 characters.

Rashica në mesin e tre lojtarëve nga Bundesliga që mund t’i transferojë Milani

2020/06/MilotRashicaerderbay-1-e1592907007947.jpg
303:"BREMEN, GERMANY - JUNE 16: Milot Rashica of SV Werder Bremen controls the ball in front of Benjamin Pavard of Bayern Munich during the Bundesliga match between SV Werder Bremen and FC Bayern Muenchen at Wohninvest Weserstadion on June 16, 2020 in Bremen, Germany. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri Ralf Rangnick, i cili spekulohet se mund ta marrë drejtimin e Milanit, i ka shënjestruar tre lojtarë të Bundesligas për t’i transferuar gjatë verës.

Gjatë bisedimeve me Rossonerët, siç transmeton Sky Italia, Rangnick i ka caktuar tre emra që planifikon t’i ketë në dispozicion në San Siro.

I huazuari nga Roma te RB Leipzigut, Patrik Schick, është emri i parë, në rast se klubi gjerman nuk e shfrytëzon opsionin e blerjes për 28 milionë euro.

(Foto: Bernd Thissen/Pool via Getty Images/Guliver)

Një tjetër emër nga ish-klubi i tij është Dayot Upamecano, një lojtar që ka vlerën ndërmjet 40-50 milionë euro.

Dhe i treti në listë është anësori i Kosovës, Milot Rashica. Ai ka klauzolë prej 30 milionë eurosh në rast Werder Bremeni mbetet në Bundesliga, por vetëm 16 milionë euro në rast të rënies nga elita e futbollit gjerman. /Telegrafi/