Rashica afër nënshkrimit me klubin belg
Lojtari vushtrrias, i cili atje është duke i bërë provat prej datës 2 gusht, gjatë kësaj fundjave pritet të marrë një përgjigje zyrtare nga ky klub me renome, njofton Koha.
Rashica për Veriu.info ka thënë se prej dy javësh është duke i bërë provat në këtë ekip, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete për qëndrimin e tij atje. “Ende asgjë nuk mund të them se çfarë do të vendosë klubi i Gentit. Brenda 2-3 ditësh menaxheri i ekipit do të takohet me udhëheqësin e klubit dhe aty pritet të vendoset gjithçka”, ka thënë ai.
17 vjeçari Rashica ka thënë që nëse nuk arrin të nënshkruaj kontratë me Gentin, atëherë do të kthehet të luaj te Llamkos Kosova, mirëpo me kusht që të përmbushen obligimet që dalin nga marrëveshja e arritur para se ai të udhëtojë për në Belgjikë. /Telegrafi/


