Please enter at least 3 characters.

Raportohet i zhdukur një person në Klinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes në fshatin Poterq i Epërm, në Klinë.

Rasti ka ndodhur nga 10 qershori.

“Fsh. Poterq i Epërm, Klinë 10.06.2026-07:30. Ankuesja ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.

Policia po heton rastin. /Telegrafi/