Raportohet i zhdukur një person në Ferizaj
20/06/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur në Slivovë të Ferizajt.
Në raportin policor bëhet e ditur se një grua ka raportuar burrin e zhdukur, ku saj është me probleme mentale dhe i njëjti ka dalë edhe më herë nga shtëpia.
“Fsh. Slivovë, Ferizaj 19.06.2026 – 08:30. Ankuesja femër kosovare, raporton se bashkëshorti i saj i moshës 55 vjeçare ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Sipas ankueses viktima është me të meta mentale dhe se i njëjti edhe më herët kishte dalë nga shtëpia, por ishte kthyer prapë, ndërsa kësaj radhe i njëjti nuk dihet se ku gjendet”, thuhet në raport.
Rasti po hetohet. /Telegrafi/


