Please enter at least 3 characters.

Raporti i KLGI: Pjesëmarrja qytetare në komunat e Kosovës mbetet e kufizuar

Kosovo Local Government Institute (KLGI) ka publikuar raportin e Monitorimit të Konsultimit Publik në nivel lokal për vitin 2024, duke ofruar një pasqyrë mbi mënyrën se si komunat po përfshijnë qytetarët dhe grupet e interesit në proceset vendimmarrëse.

Sipas të dhënave të raportuara nga 18 komuna:

  • Asnjë komunë nuk ka pranuar propozime nga grupet punuese të jashtme, iniciativat qytetare apo Komitetet Konsultative.
  • 84.51% e komunave kanë zhvilluar procese të konsultimit publik.
  • 71% kanë përmbushur kriteret administrative dhe teknike të kërkuara për këto procese.
  • 65.19% kanë publikuar raporte të konsultimeve për të garantuar transparencën.
  • Asnjë kryetar komune apo Kuvend Komunal nuk ka kthyer projekt-propozime për mosrespektim të standardeve minimale.

Raporti nënvizon se, megjithë përpjekjet formale, pjesëmarrja reale e qytetarëve mbetet e kufizuar dhe nuk ka përfshirje aktive nga grupet jashtë institucioneve.

KLGI rekomandon forcimin e mekanizmave konsultativë dhe rritjen e transparencës, për të garantuar që vendimet lokale të reflektojnë interesat e komunitetit. /Telegrafi/