Please enter at least 3 characters.

Raporti 24 orësh i DRP në Gjakovë - Një shtetas i Shqipërisë has në një mjet të dyshimtë shpërthyes

Në 24 orët e fundit në raportitn e Policisë, në Drejtorinë Rajonale të Policsë në Gjakovë, janë raportuar disa raste.

Në këtë raport thuhet se në 24 orët e fundit një shtetas i Shqipërisë, ka informuar se në një livadh në Komunën e Gjakovës, kishte hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Pas arritjes në vend të ngjarjes njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ku njëkohësisht në vend ngjarje kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit të pashpërthyer në mënyrë të sigurt.

Gjatë 24 orëve të fundit, rapoti policor bënë të ditur se në Malishevë është raportuar edhe një rast i dhunës në familje , ku lidhur me rastin në fjalë pas raportimeve nga dy viktimat femra kosovare se janë goditur nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit.

Viktimat e rastit nuk kanë dashur të pranojnë tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë këtyre 24 orëve Drejtoria Rajonale e Policise në Gjakovë ka bërë të ditur së është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka shtënë me armë zjarri.

Pas këtij incidenti në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja ndërsa arma e përdorur nuk është gjetur, më pas është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy karikator dhe kondaku i armës AK-47, ndërsa intervistimit të të dyshuarit, me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në fundt të këtij raporti, thuhet se me datë 3 prill, ankuesi mashkull kosovar nga Komuna e Gjakovës, ka njoftuar Poicinë se djali i tij viktima kosovar i moshës së mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja  e tij.