Raporte të brishta mes Costas e Mourinhos?
18/08/2015
Sipas njoftimit, strategu portugez e ka këshilluar sulmuesin e përfaqësueses së Spanjës që të punojë me sjelljet e tij në fushë, pasi ai ka arritur kulmin dhe nuk do të ketë tolerime të tjera.
Sjellja e 26-vjeçarit është kritikuar edhe nga shumë analistë, pasi ai më shumë e nxjerr veten nga kornizat sportive sesa që ia bëjnë lojtarët kundërshtarë.
Edhe në ndeshjen e fundit kundër Manchester Cityt, Costa ka shfaqur nervozizëm të tepruar me mesfushorin kundërshtar, Fernandinho. /Telegrafi/


