Please enter at least 3 characters.

Ranocchia: I lumtur me rikthimin në LK, një klub si Interi e meriton

2018/07/Andrea-Ranocchia.jpg
230:"UDINE, ITALY - MAY 06: Andrea Ranocchia of FC Internanzionale reacts during the serie A match between Udinese Calcio and FC Internazionale at Stadio Friuli on May 6, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, thotë se skuadra e tij ka merituar rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Italiani thotë se gara më e madhe për klube në botë do të jetë një test i mirë për zikaltrit.

"Ne jemi një familje e madhe. Në skuadrën tonë ka atmosferë ndërkombëtare dhe kështu ka qenë që nga krijimi i klubit 110 vite më parë", ka thënë Ranocchia për The Star.

"Personalisht, jam shumë i lumtur për rikthimin në Ligën e Kampionëve, ku një klub si Interi meriton të jetë".

Ndërsa për ndeshjen miqësore ndaj Sheffield United tha:

"Është një ndeshje dhe mundësi për të luajtur një futboll konkurrues, por gjithashtu për të eksperimentuar me taktikat e reja dhe të bëhemi gati për të luajtur në tri gara".

"Anglia është shtëpia e futbollit dhe pas eksperiencës me Hull Cityn rikthimi këtu është i diçka e mirë", ka thënë ai. /Telegrafi/