Please enter at least 3 characters.

Ramsey: Me Pirlon po kënaqemi më shumë

2020/09/AaronRamsey-2.jpg
215:"UDINE, ITALY - JULY 23: Aaron Ramsey of Juventus looks on during the Serie A match between Udinese Calcio and Juventus at Stadio Friuli on July 23, 2020 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Aaron Ramsey ka pranuar se Juventusi po argëtohet më shumë duke u stërvitur nën drejtimin e Andrea Pirlos dhe se i pëlqen të luajë për Bianconerët.

Zonja e Vjetër e nisi me fitore prej 3-0 ndaj Sampdorias sezonin e ri në Serie A, ndërsa mesfushori ofensive ishte njëri prej më të mirëve në fushë.

“Kemi trajner të ri, staf të ri, ide të reja dhe lojtarët janë shumë të përfshirë. Mendoj se po argëtohemi më shumë se vitin e kaluar”.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Seancat stërvitore janë të vështirë, por ka edhe kënaqësi”, ka deklaruar uellsiani për Sky Sport Italia.

Juventusi është në kërkim të Scudettos së dhjetë radhazi këtë sezon, ndërsa Ramsey konsideron se ka shumë konkurrencë këtë sezon, duke përmendur skuadrat e mira të Interit, Napolit dhe Milanit. /Telegrafi/

(Foto: Valerio Pennicino/Juventus FC via Getty Images/Guliver)