Please enter at least 3 characters.

Ramsey: Juves i duheshin tri pikët

2021/02/ramsey-2.jpg

Aaron Ramsey e ka bërë të qartë se Juventusi kishte nevojë për tri pikët në sfidën e të hënës mbrëma ndaj Crotones.

Uellsiani u rikthye nga lëndimi në fitoren e Bianconerëve (3-0) dhe asistoi në njërin prej golave të Cristiano Ronaldos.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kishim nevojë për tri pikët. Duhej të zhvillonim një ndeshje sulmuese, duke krijuar shumë raste dhe ta mbyllnim pa pranuar gol”.

(Foto: Instagram/aaronramsey)

“Kthimi te fitorja ishte i rëndësishëm. Në Ligën e Kampionëve nuk kishim fat me rezultatin, prandaj jemi të gëzuar që e arritëm këtë fitore”.

“Ishte po ashtu me rëndësi (të fitonim) duke i parë rezultatet tjera të fundjavës”, ka deklaruar Ramsey për JTV. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore