Please enter at least 3 characters.

Ramos pas barazimit me Barcelonën: Real Madridi tregoi personalitet ndaj një skuadre që e ka gjithmonë posedimin

2019/12/GettyImages-1194741317.jpg
250:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 18: Lionel Messi of Barcelona holds off Sergio Ramos of Real Madrid during the Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on December 18, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Sergio Ramos është deklaruar pas barazimit pa gola të Real Madridit ndaj Barcelonës.

Mbrojtësi spanjoll ka thënë se ata kanë tentuar ta fitojnë ndeshjen, por kjo pikë ishte pozitive dhe Los Blancos treguan personalitet.

"E kam thënë edhe para përballjes, nëse nuk fitoni, nuk mund të largoheni nga fusha i lumtur", ka thënë fillimisht kapiteni i madrilenëve.

Barcelona vs Real Madrid (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Në fund, çdo pikë është një moment pozitiv, por është e vërtetë që sot kemi parë një Real Madridi me personalitet, në një stadium të komplikuar".

"Një stadium që është i vështirë, ndaj një skuadre që e ka gjithmonë posedimin e topit".

Barcelona vs Real Madrid (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Qëllimi ynë ishte që ta fitonim topin në pjesën e tyre të fushës, ne u shkaktuam atyre shumë vështirësi, jemi dy skuadrat që e respektojmë njëra-tjetrën".

"Në fund, është një gabim i vogël që e bënë diferencën dhe mendoj që sot nuk kemi bërë shumë gabime", ka shtuar më tej Ramos.

Real Madridi në xhiron tjetër do të takohet me Athletic Bilbaon, një sfidë tejet e vështirë. /Telegrafi/