Please enter at least 3 characters.

Ramos: E vështirë për t'u pranuar, kemi dhënë gjithçka

2018/07/Sergio-Ramos.jpg
243:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 01: Sergio Ramos of Spain shows his dejection following the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Spain and Russia at Luzhniki Stadium on July 1, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Sergio Ramos ka thënë se eliminimi i Përfaqësueses së Spanjës nga Kampionati Botëror 'Rusia 2018' është i dhimbshëm.

Spanjollët humbën ne penallti, por kapiteni tha se ata dhanë gjithçka në fushë.

"Lotët e mi? Humbja është e vështirë për t'u pranuar. Kur do qoftë që eliminohesh, është shumë e dhimbshme", ka thënë Ramos pas lojës.

(Foto: Getty Images)

"Skuadra bëri gjithçka që mundi, ne ishim të gatshëm për të shpaguar vetën në skuadrën kombëtare".

"Nuk mundëm të bëjmë më shumë. Kemi lënë shpirtin në fushë dhe luajtëm me krenari. Kemi dhënë gjithçka".

"Ata na dërguan në penallti, që ishte mënyra e vetme për të na shkaktuar probleme. Kemi pasur posedimin e topit, por penalltitë janë lotari dhe ne humbëm".

"Është goditje e vështirë për t'u pranuar, por çdo spanjoll ndihet krenar. Ndihemi më shumë spanjoll kur humbim kështu".

"Fundi i një epoke? Shpresoj që jo. Kemi një skuadër e cila mund të vazhdojë të ëndërrojë. Ka lojtarë që do vijnë dhe të tjerë që largohen, por ata gjithmonë do të kenë këtë krenari", ka shtuar Ramos. /Telegrafi/