Ramiz Krasniqi publikon listën e Kosovës U19 për kualifikimet në Uells
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, e ka bërë publike listën e futbollistëve me të cilët do të paraqitet në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Këto ndeshje është e paraparë të zhvillohen në Uells, prej datës 12 deri më 20 nëntor.
Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 10 nëntor në hotel ‘Venus’ në orën 11:00.
Ndeshjen e parë, Kosova e zhvillon më 13 nëntor kundër Rusisë, ndeshjen e dytë kundër Polonisë, më 16 nëntor dhe ndeshjen e fundit kundër Uellsit, më 19 nëntor.
Të gjitha ndeshjet janë paraparë të fillojnë në orën 13:00.
Lista e futbollistëve të ftuar
Petrit TerziuFlorent DemiriEndrit DemolliAltin BytyçiBlend MorinaAlbin KrasniqiBujar PllanaAlbin PrapashticaAdonis AliuGentrit HaliliQendrim ZybaHajdin SalihuArlind ShabaniVeton TushaLeonardo UkaValon ZumberiGranit BerishaKevin HalabakuLeart SadriuArtan Asani/Telegrafi/


