Please enter at least 3 characters.

Ramiz Kelmendi i kërkon debat televiziv Shpend Ahmetit

2017/06/ramizi-shpendi1.png

Kërkesës së kryetarit të Prishtinës dhe kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Shpend Ahmetit, për një debat televiziv me Avdullah Hotin i është përgjigjur zëvendëskryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për deputet, Ramiz Kelmendi.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, i është përgjigjur Ahmetit duke i thënë se është i gatshëm për një debat mes tyre, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Kelmendit:“Miq të nderuar Kryetari në shkuarje i Prishtinës Shpend Ahmeti po kërkon debat me kryeministrin e ardhshëm z. Avdullah Hoti.Jam shumë i gatshëm që një kërkesë të tillë t'ja kthejë Shpendit me kërkesë për debat mes nesh. Ramiz Kelmendi”, ka shkruar Kelmendi në Facebook. /Telegrafi/