Please enter at least 3 characters.

Ramadani: Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten, nuk do të ketë Qeveri Kurti 3

Njohësi i çështjeve politike dhe të sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar sot pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga pozita e ministrit të Mjedisit.

Ramadani në një postim në Facebook shkruan se zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten vazhdimisht, ndërkaq sipas tij, nuk do të ketë as Qeveri Kurti 3.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten vazhdimisht në publik, janë të shumtë!

Ndërrimi i kandidatit ishte zgjidhja që u dëshmua e patjetërsueshme.

Sidoqoftë, bllokada disa-mujore u tejkalua në pjesën kryesore nga ndërrimi i kandidatit. Me zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, Dimal Basha, Kosova tash është afër tejkalimit të plotë të ngërçit institucional e politik.

Hapi i fundit rreth tejkalimit të plotë të bllokadës duhet të ndodh nesër, jo më larg.

Qeveria Kurti 3 nuk do të bëhet.

Të gjitha këto ngjarje të këtyre muajve janë dëshmitë finale pse nuk ka dhe nuk duhet të ketë Qeveri Kurti 3. /Telegrafi/