Please enter at least 3 characters.

Ramadani: Pse s’po thirret sot seanca e Kuvendit? Marrëveshjen për ndarjen e posteve e kanë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka kritikuar vonesën në thirrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, pas marrëveshjes së arritur mes dy partive për tejkalimin e ngërçit institucional.

Ramadani ka ngritur pyetjen se pse seanca e Kuvendit nuk po thirret që të zhvillohet sot, duke e lidhur këtë me marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Pse s’po e thirrin sot seancën e Kuvendit?”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, nëse marrëveshja e arritur do të kishte për qëllim vetëm tejkalimin e ngërçit institucional, atëherë Kuvendi, sipas tij, do të duhej të konstituohej menjëherë.

“Mos të ishte lojë me shtetin kjo marrëveshja dypartiake, Kuvendi do të konstituohej menjëherë SOT”, ka deklaruar deputeti i AAK-së.

Ramadani ka pretenduar se marrëveshja tashmë përcakton edhe ndarjen e posteve mes palëve.

“Tash marrëveshjen për ndarje të posteve e kanë”, ka shkruar ai./Telegrafi/