Please enter at least 3 characters.

Rama sot prezanton projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush"

2023/09/Kuvendi-Komunal-i-Prishtines-Perparim-Rama-foto-Ridvan-Slivova-31.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot do të prezantojë projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.

Ai do të mbajë një konferencë për media rreth orës 11:00.

Ndryshe, "Vrojtuesit e Lagjes Prishtinë", kanë paralajmëruar një protestë, ku do të kërkojnë lirimin e sheshit "Xhorxh Bush".

Protesta do të mbahet më 14 dhjetor, ditë e diel.

"Në përpjekje për të ndryshuar situatën e krijuar pas mbylljes së rrugës Xhorxh Bush, ju ftojmë të bashkoheni në një protestë paqësore të organizuar për të kërkuar hapjen e kësaj rruge të rëndësishme. Pas mbylljes së rrugës, kemi përballur një problem të vazhdueshëm me trafikun dhe kollonat e gjata që kanë shkaktuar ndërprerje në qarkullim. Protesta jonë është e organizuar në mënyrë paqësore dhe e ligjshme për të shprehur nevojën tonë për të hapur këtë rrugë të rëndësishme për qytetarët e lagjes", thuhet në reagimin e "Vrojtuesve të Lagjes"./Telegrafi/