Please enter at least 3 characters.

Rama sfidon ndjekësit në Facebook, kush gjen se për çfarë po ndërtohet godina fiton shpërblim

2023/07/363957393_841772937318369_7278952261842492714_n.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sfiduar ndjekësit e tij në Facebook me publikimin e një fotografie.

Rama ka sfiduar ndjekësit që ta gjejnë se për çfarë po ndërtohet godina në Tiranë, dhe kush përgjigjet saktë mund të kërkojë bluzën e firmosur të futbollistit që do të donin ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë, transmeton Telegrafi.

"Kush e gjen, kjo godinë mbresëlënëse po ndërtohet në Tiranë. Kush do ta gjejë për çfarë do të shërbejë, le të kërkojë bluzën e firmosur të kujt futbollisti të dojë ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë", shkruan Rama.

Kryeministri ka thënë se qytetarët kanë kohë deri në mesnatë për tu përgjigjur. /Telegrafi/