Please enter at least 3 characters.

Rama publikon videon: Kush dhe pse duhet të merret doza e tretë e vaksinës anti-COVID?

2021/08/Takimi-i-qeverive-Kosove-Shqiperi-Isa-Mustafa-e-Edi-Rama-foto-Ridvan-Slivova-67-e1655230383999.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me publikimin e një videoje ku shfaqen disa informacione pse qytetarët duhet ta marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID, aq më tepër në këtë kohë ku dimrin e kemi përpara dhe është stina që e favorizon përhapjen e tij.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 antiCOVID, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri në informacionet që ka paraqitur ka bërë të ditur se me dozën e tretë duhet të vaksinohen të gjithë qytetarët +60 me sëmundje kronike, personeli shëndetësor, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe personat +18 vjeç me sëmundje të caktuara.

Koha ideale se kur duhet të merret doza e tretë e vaksinës është 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. /tch/