Please enter at least 3 characters.

Rama: Po asfaltohet një nga rrugët më të frekuentuara

rama
Përparim Rama, kryetar i Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i rrugës “Ulza” në Hajvali, duke e cilësuar atë si një nga rrugët më të frekuentuara në këtë zonë.

“Po asfaltohet një nga rrugët më të frekuentuara në Hajvali”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për rrugën “Ulza”, me gjatësi rreth 2 kilometra.

“Rruga ‘Ulza’ – 2 km”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/